Albspirit

Media/News/Publishing

I zuri vendin Ilda Bejlerit, flet Bora Zemani: Jemi ende mikesha

Vetëm një ditë më parë në mediat online qarkulloi lajmi se prezantuesja Bora Zemani së shpejti do të jetë fytyra e re e emisionit ‘Bar Sport Skedina’ duke nxitur thashethemet se ajo i ka zënë vendin Ilda Bejlerit, e cila e drejton këtë emision prej disa vitesh. Por gjërat duket se nuk janë ekzaktësisht kështu dhe këtë e ka sqaruar vetë Bora. E pyetur Zemani është shprehur se është e vërtetë se ajo do të jetë drejtuesja e re e “Bar Sport Skedina”, por kjo s’do të thotë aspak se ajo i ka zënë vendin mikeshës së saj, Ildës.

Unë do të bëj “Bar Sport Skedinën”, kurse Ilda do të drejtojë emisionin e darkës “Zona Gol”. Pra jemi akoma mikesha, nuk i kam zënë vendin,- është shprehur Zemani.

Please follow and like us: