Albspirit

Media/News/Publishing

Viti i ri akademik, UT shpall afatet e aplikimit për ciklin Bachelor

Universitetit i Tiranës përcakton afatet e aplikimit, procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2017-2018.

Përmes një njoftimi për mediat, Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës njofton të interesuarit se sipas Udhëzimit Nr.18, datë 16.08.2017 të Ministrit te Arsimit dhe Sportit“Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.15, datë 16.08.2017 për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter professional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2017-2018”, janë përcaktuar afatet e aplikimit, procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2017-2018 sipas kategorive të listuara më poshtë:

-Kandidatët në një program të dytë studimi (afati i aplikimit 7-19 shtator);

– Kandidatët për transferim studimesh (afati i aplikimit 7-19 shtator);

-Kandidatët nga Republika e Kosovës e kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci (afati i aplikimit 21-26 gusht);

– Kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar (afati i aplikimit 21-26 gusht);

-Kandidatët me statusin e jetimit (afati i aplikimit 21-26 gusht);

– Kandidatët e komunitetit Romë dhe Egjiptian (afati i aplikimit 21-26 gusht);

Të gjithë personat e interesuar mbi dokumentacionin dhe afatet e aplikimit duhet t’i referohen udhëzimit të sipërpërmendur.

Please follow and like us: