Albspirit

Media/News/Publishing

Libri i Hillary Clinton tregon martesën e dështuar

Hillary Clinton, kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike do të publikojë më 12 shtator librin “Çfarë ndodhi”, ku pritet të flasë edhe për martesën e saj. Në librin e saj Hillary shkruan se “kishte shumë më shumë ditë të lumtura sesa të nevrikosura” përkrah Bill Clinton edhe pse opinioni fliste për tradhëtinë e tij.

“Kishte momente kur isha shumë e pasigurt nëse martesa jonë do t’ia dilte mbanë apo jo,” shkruan Hillary. “Gjatë atyre momenteve, i bëja vetes pyetje që më interesonin: A e dua akoma? A mund ta vazhdoj këtë martesë pa humbur vetveten, pa u shkatërruar nga inati, mëria apo shkëputja? Përgjigjet ishin gjithmonë po”, shkruan ajo.

Please follow and like us: