Albspirit

Media/News/Publishing

Albspirt.com/Përgjegjësia e informimit për 41 mijë ndjekës

 

 

Për më  pak se 14  muaj, portali më i ri në hapësirën shqiptare dhe jo vetëm, “Albspirit” ka mundur të sigurojë 41429 ndjekës duke informuar përditë për lajme nga Shqipëria, rajoni e bota dhe duke respektuar parimet e një  media të  lirë, profesionale dhe të  pavarur. Si editor i këtij kanali informues online dua të falenderoj thellësisht stafin e angazhuar, miqtë  dhe bashkëpunëtorët nga të  gjitha shtetet ku jetojnë  shqiptarët.

Në këtë rrugëtim nuk kemi qenë tërësisht të përkryer, madje edhe kemi gabuar, por në çdo rast kemi kërkuar ndjesë dhe jemi munduar të informojmë paanshmërisht në kohë reale për zhvillime ditore në politikë, kronikë, kulturë, sport, shëndetësi dhe rubrika të tjera, që janë mirëpritur nga lexues vendas dhe të huaj.

Portali, përpos shumë faqeve të ngjashme me të tjerët, ka një theks të veçantë në kulturë duke evidentuar ngjarjet më të rëndësishme dhe personalitetet më të mëdha shqiptare, me famë ndërkombëtare.

Bota euroatlantike, ku më në fund bën pjesë edhe Shqipëria, gjithashtu është e pranishme me ngjarjet më madhore, ndërsa kemi qenë të vëmendshëm për të mos publikuar shkrime raciste, përjashtuese, denigruese për këdo dhe për çdo gjë.

Në “Albspirit” janë të mirëpritur të gjithë ata që duan të thonë diçka, natyrisht duke dhënë edhe identitetin e tyre sepse duke punuar së bashku ne mund ta bëjmë më të madh komunikimin tonë, por edhe mund të zgjidhim problemet që kemi me pushtete të ndryshme.

Me mirënjohje të thellë

Çerçiz Loloçi

Please follow and like us: