Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, pranga Spanjollit 24-vjeçar nga Elbasani

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, ose homoseksuale me të mitur, u arrestua në Elbasan. Policia njofton se Spanjoll Buzhani, banues në Elbasan, rezulton i dënuar me katër vjet e tetë muaj burg për veprën penale. “Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbanas, me vendim penal më datë 08.07.2016 e ka dënuar me katër vjet e tetë muaj burg për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare” – thuhet në njoftimin e policisë.

Please follow and like us: