Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur e joshseve seksi të sportit

 “Cheerleader” (çirlider) apo “nxitësi i tifozëve” është shumë i përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas vlerësimeve janë 1.5 milionë persona (pa llogaritur miliona në kolegje) që e ushtrojnë aktivitetin me performanca joshëse. Sipas revistës Newsweek, është sporti më i praktikuar në SHBA. Improvizimet provokative shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar regjisorët në xhirimin e shumë filmave të tillë si “The Cheerleaders” apo “The Pom Pom Girls”. Kjo “sëmundje joshëse” është duke u përhapur gjerësisht në botë, përfshirë Australinë, Kanadanë, Kinën, Kolumbinë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, por dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas përllogaritjeve performojnë më shumë se 100 mijë persona. “Cheerleading” është në fakt, një aktivitet fizik, dhe ngandonjëherë edhe një kompeticion sportiv. Shfaqja konsiston në vallëzime, kërcime, akrobacia, të cilat u drejtohen tifozëve përpara dhe në pushim të ndeshjeve.

Redskins-Cheerleaders-leaping

Si nisi
Tomas Pibëllit, një trajneri futboll i ekipit të kolegjit i dedikohet edhe ideja për futjen e vajzave “cheers”, të gëzuara, për të nxitur tifozët në ndeshjet e futbollit të Universitetit të Minesotës. Gjithsesi, shfaqjet ishin shumë “amatore” dhe “statike”, derisa studenti Xhoni Kempell drejtoi një grup duke iu drejtuar turmës me tekstin pasues: “Rah, Rah, Rah! Ski-u-mah, Hoo-Rah! Hoo-Rah! Varsity! Varsity! Varsity, Minn-e-So-Tah!”, duke e shndërruar Kempbellin, në çirliderin e parë. 2 nëntori i viti 1898 njihet zyrtarisht edhe si datëlindja e çirlidingut të organizuar. Menjëherë, Universiteti i Minesotës organizoi një grup të ashtuquajtur “yell leader” (tifozët që bëjnë thirrje inkurajuese), e ku në skuadrën e parë merrnin pjesë gjashtë studente meshkuj, të cilët përdornin të njëjtin stil si “çirset” e Kempbellit. Çirliding nisi si një aktivitet tërësisht mashkullor, ndërsa femrat nisën të marrin pjesë në vitin 1923. Gjatë kësaj kohe, veprimet gjimnastikore, akrobacitë dhe megafonët u inkorporuan në veprimet e çirsave, e që përdoren edhe sot e kësaj dite. Vlerësohet se 97 për qind e çirliderve janë femra.

NBA: Denver Nuggets at Phoenix Suns
Rregullat

Në vitin 1949, u themelua “Cheerleader & Danz Team”, ku u përcaktuan edhe disa rregulla bazë, por dhe dizenjimi i përgjithshëm i uniformës së “cheerleader”-ve, ndërkohë që u shpik edhe “herkie”: ku njëra nga këmbët mbështetet në tokë, ndërsa tjetra ngrihet sa më lart që të jetë e mundur dhe streçohet në një pozicion shumë joshës.

The Dallas Mavericks dancers perform during a timeout.

Shumica e shkollave të mesme amerikane, shkollave të larta dhe kolegjeve kanë organizuar skuadra të bazuara vetëm nga nxënësit apo studentët. Disa kolegje organizojnë kampionate midis tyre. Sponsorët e shkollave synojnë të promovojnë shpirti e shkollës dhe motivimin e lojtarëve dhe fansave. Koreografia e “cheerleader”-ve mund të zgjasë disa minuta, por përgatitjet dhe provat marrin disa ditë, pasi ushtrimet që përfshijnë kërcimet, akrobacitë, lëvizjet dhe lirshmërinë në vallëzime kërkojnë impenjim dhe disiplinë. Koreografia është nga më tërheqëset dhe joshëset për tifozët.

Ekipet profesionale
Në vitet 1960, në Shtetet e Bashkuara madje u organizuan seminare në të gjithë vendin, për të mësuar aftësitë të bërit “cheer”, ku merrnin dhe vajza të shkollave të larta. Në vitin 1978, në Shtetet e Bashkuara u transmetua për herë të parë edhe kampionati i “cheerliderve”.

heat-dancers

Në vitet 1960, ekipet e National Football League (Liga e Futbollit Kombëtar) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të organizonin ekipe profesionale “cheerleading”. Këto të fundit nisin të binin shumë shpejt në sy, falë lëvizjeve joshëse dhe ekstravagante për kohën, me lëvizje të sofistikuara dhe vallëzime tërheqëse, ndërsa stadiumet bëheshin gjithmonë e më të mbushura. “Cheerleading” performohet aktualisht më shumë pranë ekipeve të futbollit dhe basketbollit amerikan, por është e pranishme edhe në ato të futbollit europian, hokeit në akull, volejbollit, bejzbollit dhe reslingut.

Detaje të tjera

TEKSTET E KËNGËVE: Tekstet janë nxitëse për tifozët vendas, provokuese për lojtarët kundërshtarë.

MOTIVIMI I TIFOZËVE
Shumica e shkollave të mesme amerikane, shkollave të larta dhe kolegjeve kanë organizuar skuadra të bazuara vetëm nga nxënësit apo studentët. Disa kolegje organizojnë kampionate midis tyre. Sponsorët e shkollave synojnë të promovojnë shpirti e shkollës dhe motivimin e lojtarëve dhe fansave.

heat-dancers2

KOREOGRAFI SPEKTAKOLARE
Koreografia e “cheerleader”-ve mund të zgjasë disa minuta, por përgatitjet dhe provat marrin disa ditë, pasi ushtrimet që përfshijnë kërcimet, akrobacitë, lëvizjet dhe lirshmërinë në vallëzime kërkojnë impenjim dhe disiplinë. Koreografia është nga më tërheqëset dhe joshëset për tifozët.

FILMA PROVOKUES
Improvizimet provokative të “Dallas Cowboys Cheerleaders” në vitet 1970 dhe shumë imitues të tyre anë e mbanë Amerikës e shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar regjisorët në xhirimin e shumë filmave të tillë si “The Cheerleaders” apo “The Pom Pom Girls”.

taylor-nfl-cheerleaders-facebook

INDUSTRIA PËR TË RRITUR
Në komeditë seksuale, apo dhe filmat horrorë, “cheerleader”-si u bë një element bazë në industrinë e filmave për të rritur, duke filluar qysh me “Debbie Does Dallas” dhe katër serialët e tij.  Programet të shumta u kushtoheshin variteteve, shfaqjeve komerciale, apo dhe bisedave të shumta.

Sport apo jo?
Në Shtetet e Bashkuara ekziston ende një debat, nëse të bërit çirlider është një sport i vërtetë apo jo. Mbështetësit e konsiderojnë atë si një sport, nisur edhe nga fakti i ushtrimeve atletike që kërkojnë aftësi, por dhe talent, ndërsa kritikët e nuk e shohin se e meriton të trajtohet me statusin e sportit. Koreografia me lëvizje gjimnastikore, akrobacish, formim figurash nuk konsiderohen si një sport i mirëfilltë.

25 të famshmit që kanë qenë cheerleaders

cheer15
1. Meryl Streep, aktore
2. Madonna, këngëtare
3. Lindsay Lohan, aktore
4. George W. Bush, ish-president i SHBA
5. Katie Couric, gazetare
6. Halle Berry, aktore
7. Ronald Reagan, ish-president i SHBA
8. Kirstie Alley, aktore
9. Phyllis Smith, aktore
10. Kirk Douglas, aktor
11. Miley Cyrus, aktore/këngëtare
12. Trent Lott, ish senator i SHBA
13. Fergie, këngëtare
14. Dakota Fanning, aktore
15. Kelly Ripa, personalitete në TV
16. Blake Lively, aktore
17. Cameron Diaz, aktore
18. Alicia Silverstone, aktore
19. Brooklyn Decker, modele/aktore
20. Snooki, yll televiziv
21. Megan Fox, aktore
22. Jessica Simpson, këngëtare
23. Oliva Munn, aktore
24. Kirsten Dunst, aktore
25. Sandra Bullock, aktore

FEMRA TË NXEHTA

mavs-dancers3
Nëse dikush do të pyeste se kush ishin femrat më të nxehta në botë në industrinë sportit, shumica do të përfshinte cheerleaders. Janë nga më të nxehtat dhe konsiderohen si të përzgjedhura më kujdes. Një cheerleader e Atlantës e ka për zakon të ngrejë gjoksin lart si shenjë një krenarie.

Washington-Redskins-Cheerleaders-in-White

Te Oklahoma Siti cheerleader shfaqen si kaubojse: çizme të gjata, fund të shkurtër, këmishë të hapur dhe kapele. Britani e Pistons është një krijim i pastër arti, i denjë për një kukull.

nuggets-dancers

Ekipi Toronto Raptors ka ndërtuar stilin e tij në veshjen e vajzave, ndërkohë që Feoniks San bën kujdes në listën e vajzave: joshëse, ekstremisht joshëse.

Please follow and like us: