Albspirit

Media/News/Publishing

Topalli: Ju them pse Basha e bëri Ruçin kryetar Kuvendi

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratke, Jozefina Topalli, sot, e ftuar në një intervistë në ABC Neës nga gazetarja Mirela Milori, ka deklaruar se Lulzim Basha ka ndihmuar në zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Topalli tha se gjëja më e rëndë në gjithë këtë histori nuk është shitja e 2-3 votave nga grupi parlamentar, por çështja është edhe më e thellë se kaq dhe lidhet me zgjedhjet e 25 qershorit.

 “Gramoz Ruçi ishte i 9-ti në Fier. Nëse Basha nuk do të kishte shitur zgjedhjet apo nëse nuk do të kishte bërë ato lista që bëri, Ruçi nuk do të ishte as kryetar kuvendi, por as edhe deputet.  Ajo nuk është lista e Partisë Demokratike. Ajo është lista e Lulzim Bashës dhe familjes së tij” – tha Topalli.

Topalli tregoi se ishte ndier e shokuar në momentin kur dëgjoi bashën të thote se nuk do të përcaktonte anëtar në komisionin e votimit.

Ruçi kryetar kuvendi?

“Unë kam pasur një parim për të respektuar rregulloren. Uroj që zoti Ruçi të respektojë rregulloren, por të mos bëjë policin sepse nuk është ministër i Brendshëm” – tha Topalli.

Please follow and like us: