Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda: Historia e një populli, që dashurohet me pengmarrësit, dhunuesit dhe persekutorët e tij

 

Ata na tallin, ata janë arrogantë me ne, ata na fusin dorën në xhep dhe na vjedhin, ata na nxjerrin me dhunë nga shtëpitë, ata na rrahin, ata na fusin në burg, ata na shkatërrojnë të ardhmen, kurse ne çfarë bëjmë? Ne i duartrokasim, i brohorasim dhe në fund i votojmë. Nga votat tona ata fitojnë pushtetin, ndërsa ne gëzojmë për këtë fakt. Ata marrin pushtetin dhe çfarë bëjnë me ne? Ata përsëri na tallin, na fusin dorën në xhep dhe na vjedhin, na nxjerrin me dhunë nga shtëpitë, na rrahin, na fusin në burg dhe na shkatërrojnë të ardhmen. Ne prap i votojmë.

E kështu vazhdon historia e një populli, që dashurohet me pengmarrësit, dashurohet me dhunuesit dhe persekutorët e tij.

P.S. Sindroma e Stokholmit.

Please follow and like us: