Albspirit

Media/News/Publishing

Zhan Moreas: Forca e dashurisë

 

Isha një degë e tharë, e vrarë, në pemë zgërbonjë e hije,
isha një gonxhe krejt pa erë, një lule krejt pa shije,
nuk kisha ngjyrë e as freski, i zbehtë porsi limua,
sa nuk më qasej as një zog një këngë të thosh për mua.

Por sapo ti më shkove pranë e ëmbël më vështrove,
ç’ mu mbushën gjethet jeshillëk plot dritë edhe aromë,
veç ti e di se pa atë shikim që më dërgove
do isha një kufomë!

E kisha zemrën mbushur helm, farmak pikonte goja,
hiqesha zvarrë gjysëm i gjallë mbi baltë të varrit tim,
më synë e turbullt e plot lot, pa shpresë të fluturoja,
një monopat drejt vdekjes vetë kërkoja, pa kuptim˙

por befas jeta u mbush gaz e terrin ti dëbove,
sa vure buzët përvëlim tek buza ime e ngrirë,
veç mirë e di se pa atë, puthjen që më dhurove,
do isha vdekur, shtrirë!

Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë, shtator 2014

Please follow and like us: