Albspirit

Media/News/Publishing

Sherr te Komisioni i Sigurisë, Noka: Po e mbajtët policinë të lidhur me krimin do kalbeni

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë në debate të forta. Sot po diskutohej për dhunën në familje dhe grupet kriminale, nisur nga rastet e fundit të shtuara në vendin tonë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato po raporton në komision.
Deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit, ndërsa sipas tij, Shqipëria është vend transit për drogën. “Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme. Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane. Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën. Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën. Partnerët ndërkombëtarë sidomos ata amerikane e kanë evidentuar këtë”, deklaroi Noka. Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka ngritur pyetjen se cfarë masash po merren nga policia për dhunën në familje. Ndërsa Qato ka deklaruar se “po analizojmë rastet dhe po studiojmë ndërhyrjen. Nuk mjafton policia. Duhet dhe partneritet mes aktoreve të tjerë”. Po ashtu Ervin Salianji duke marrë shkas nga aksionet shumë të fryra nga ana e policiasë ka kërkuar informacion nëse është zbardhur ndonjë grup i strukturuar kriminal.

Please follow and like us: