Albspirit

Media/News/Publishing

Televizor në dhomat e burgjeve të komunizmit

Publikohet një nga fotot e radha të burgjeve të diktaturës komuniste. Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme ka publikuar në Facebook një foto nga një prej dhomave të burgut Kosova në Lushnje, ku duket një televizor “Lura”.

Postimi i Dervishit:
1990/Dhoma e televizorit në burgun nr.318 Kosovë

Ndoshta është e vetmja foto që tregon dhomën me televizor në burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste. Në një orë të caktuar, lejohej brenda një minutazhi të limituar që të burgosurit të shihnin televizor. Në burgun nr.318 në Kosovë televizori “Lura” (i porsablerë) ishte vendosur në katin e dytë. Fotoja është e vitit 1990, deri më sot ndër të rrallat e bëra brenda mjediseve ku vuhej dënimi.

Please follow and like us: