Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi emocionues i sopranos Simona Karafili

 

Sopranoja e re, Simona Karafili interpretoi në operan “Peshkatarët e Perlave” rolin e Leilës. Emocionet ishin të mëdha duke qenë se ajo ngjitej për herë të parë në skenën e TKOB, me një rol solistik dhe kaq impenjativ. Pas interpretimit të sukseshëm, vjen edhe mesazhi prekës i sopranos:

Fotografia e Simona Karafili

Përshëndetja e Simona Karafilit

Së pari ndjehem me fat të qenurit pjesë e këtij profesioni, sa më shumë futesh në botën e Lirikës aq shumë e dashuron atë! Unë bëj një punë që dua dhe për këtë i jam mirënjohëse Zotit për dhuratën që më ka bërë!

Kur mu propozua ky rrol nga drejtoresha artistike e TOB Abigeila Voshtina, para disa muajsh, isha shumë e bindur që kish ardhur momenti të debutoja, po nuk dija akoma se me cilën vepër. Lejla mesa duket qe shkruar në yje për të qenë pjesë e fillimit tim. Faleminderit Abi!

Kur fillova punën para se të dilja në audicion, të gjitha dyshimet e mia veniteshin edhe falë punës me shumë dashuri me pianisten Ardita Bufaj! Faleminderit Ardita!

Ballafaqimi ne audicione përpara personaliteteve si Sopranos Inva Mula dhe Marstros Gérard Akoka, qenë një shtysë e jashtëzakonshme, si parantezë e asaj që do pasonte më vonë, një punë e madhe me shumë pasion! Shumë faleminderit!

Teatri sot drejtohet nga një zonjë shumë e njohur për publikun për devotshmërinë dhe pasionin e saj si drejtuse, si drejtuese e gjithçkaje që merr përsipër të drejtojë! Unë me të njihem që në kohët kur bëja Marije Krajën, këtu e 5 vite më parë. Një njeri i cili më ka zgjatur dorën që nga momenti i parë që më ka dëgjuar. Një njeri me nuhatje të fortë dhe me një dashuri të veçantë për të rinjtë që duan t’i japin diçka botës së artit. Edhe këtë herë zonja Zana Çela më ftoi me besim të tregoja atë që mundja të bëja. Faleminderit nga zemra!

Falenderoj kolegët e mi të nderuar, që i dhanë një klimë të jashtëzakonshme orëve të provave. Të ndaja me ju këtë eksperiencë ka qenë pjesa më e bukur e këtij produksioni! Faleminderit Ramona Tullumani Metaj, Aurel Thellimi, Armando Likaj! ♥️

Faleminderit atyre që kanë qenë pjesë e pandashme e rrugtimit tim, miqve të mi më të mirë Enkeleda, Klodjan e Klejvis!

Këtë debut ia dedikoj familjes sime, dashurisë sime B.B. e të gjithë atyre që e ndjenë Lejlan sië Simona e ndjeu atë natë!

 

Please follow and like us: