Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i Francës dekoron Murtezajn me “Urdhrin Kombëtar të Meritës”

Valon Murtezaj, profesor universitar në Paris dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, për merita të shquara, me dekret të Presidentit të Republikës franceze është dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Meritës. Murtezaj është graduar me titullin e lartë, Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës. Kjo dekoratë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe të arritura të shquara jetësore në fusha të ndryshme. Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar në vitin 1963 nga Presidenti Charles de Gaulle, dhe bashkë me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë dy urdhrat më të lartë të Francës. Dekorata do t’i prezantohet profesorit Murtezaj në një ceremoni të veçantë.

Please follow and like us: