Albspirit

Media/News/Publishing

Pak orë nga “Lotaria Amerikane”, ambasada njofton dy ndryshime të rëndësishme

Të shumtë janë shqiptarët që kanë dëshirë që të fitojnë lotarinë amerikane. Por sot në emisionin “Rudina” në Klan, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht nesër dhe do të zgjasë deri me 7 nëntor.

“Interes ka, ne e shikojmë këtë edhe në “Facebook” ku na pyesin shumë për kushtet. Për të marrë pjesë ka dy kritere kryesore, ose duhet të kesh shkollën e mesme me kohë të plotë, ose eksperienca e punës, por arsimi është kryesisht ai që i kualifikon shqiptarët. Ka një ndryshim këtë vit, që kur bëhet verifikimi i të dhënave do të keni mundësinë të shikoni foton. Këtë vit kjo është e mundur dhe ne sugjerojmë që të shikoni me saktësi informacionin që keni hedhur për të aplikuar. Ka vetëm një faqe ku mund të aplikoni: dvlotterystategov.us

Gjuha angleze nuk është kriter për lotarinë dhe as mosha gjithashtu. Çdokush ka të drejtë të aplikojë. Duhet të keni parasysh gjithashtu që të aplikoni me statusin aktual, nëse jeni në proces divorci, ju duhet të përfshini bashkëshortin tuaj dhe fëmijët nëse keni” – thanë Enright dhe Mansaku.

Lotaria Amerikane do të fillojë zyrtarisht nesër më datë 03.10.17, në orën 18:00.

Please follow and like us: