Albspirit

Media/News/Publishing

PE: Referendumi në Katalonjë është i paligjshëm

Parlamenti Europian ka reaguar për herë të parë lidhur me zhvillimet në Spanjë, ku rajoni autonom prej 7 milionë banorësh, Katalonja, votoi një ditë më parë në referendumin për pavarësi. Në një deklaratë, zëdhënësja e PE, Margaritis Schinas, tha se sipas përcaktimeve të Kushtetutës spanjolle, referendumi është i paligjshëm. Zëdhënësja e PE saktësoi gjithashtu se dhuna nuk është rruga e duhur për të ardhmen. Gjithashtu, PE i bëri thirrje Madridit që të hapë dialogun me krerët e Katalonjës dhe të arrihet një rrugëzgjidhje e përbashkët që shmang përplasjet në të ardhmen. 

Please follow and like us: