Albspirit

Media/News/Publishing

Enxhi Cuku: Ja kur nuk do t’i refuzoja filmat me skena erotike

Aktorja Enxhi Cuku u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj në filmin ‘Femrat’ ku luajti përkrah aktorit Ermal Mamaqi. Tani ajo është bërë protagoniste në projektin e parë kinematografik horror shqiptar ‘Bloodlands’. E ftuar në emisionin ‘Lart e Poshtë’, Enxhi është pyetur nëse do të merrte ndonjëherë pjesë në filma ku mund të bëhej pjese e skenave erotike. Ajo është përgjigjur se, nuk do ta refuzonte kurrë një film vetëm për faktin se do t’i duhej të luante skena erotike. Më tej ajo shtoi: ‘Nuk ka kuptim që të heq dorë nga një film apo nga një regjisor i njohur vetëm për këtë fakt për më tepër që unë kam edhe mbështetjen e plotë të familjes dhe të partnerit në rrugën që kam nisur’.

Please follow and like us: