Horoskopi javor, 9 – 15 tetor 2017

DASHI 21 mars – 20 prill

Ndikimi i planetëve do beje qe jeta juaj ne çift te ketë përmirësime te mëdha këtë jave. Do keni plot momente paqeje dhe harmonie. Beqaret le te abuzojnë me sharmin qe kane nëse gjithçka behet për te tërhequr një person interesant. Fundjava për ta ka për te qene e jashtëzakonshme. Për financat perspektivat do jene shume me te mira nga sa kane qene. Do mund t’i kryeni pa frike investimet qe keni dashur. Shëndeti ditët e para do jete i ire, por te enjte dhe te premte mund te kenë shqetësime nga stomaku dhe mund te vuani nga pagjumësia. Ne pune do jete Jupiteri ai qe do ua ndriçoje mendimet dhe do ju nxite te hidhni hapat e duhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë kurdoherë.

DEMI 21 prill – 21 maj

Debatet e fundit qe keni pasur me partnerin ju kane bere te vuani dhe te mundoheni shume, por kësaj jave gjerat do fillojnë te normalizohen. Te dy palët do jeni me humor disi me te mire. Beqaret nuk duhet te pranojnë te hedhin hapa te nxituara pa qene plotësisht te bindur. Mire do jete qe te mos ju besojnë verbërisht as miqësive te krijuar rishtazi. Sektori i financave do jete i paparashikueshëm pasi ju do jeni te pavëmendshëm e te papërqendruar. Mundohuni qe shpenzimet t’i kryeni me maturi. Shëndeti nuk do jete aspak i keq përveç disa momenteve kur do ndiheni paksa te lodhur. Ne pune do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe do arrini atje ku keni dashur. Me familjaret do ketë disa divergjenca te vogla.

BINJAKET 22 maj – 21 qershor

Kjo jave do jete shume e favorshme për ata qe janë ne një lidhje. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe madje do bëni edhe plane afatgjata për te ardhmen. Momentet emocionuese do jene te vazhdueshme. Beqaret do marrin deklarata te shumta dashurie dhe me siguri do e ndryshojnë edhe statusin e tyre. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire, kështu qe sido qe te vijnë punët mundohuni te shpenzoni me kursim. Shëndeti ka për te qene shume i mire. Do keni mbrojte te mire imunitare nëse konsumoni me shume fruta dhe perime qe përmbajnë vitamine C. Ne pune do merrni disa propozime qe nuk duhen humbur për asnjë arsye. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

GAFORRJA 22 qershor – 22 korrik

Dite sensuale do kaloni këtë jave pranë atij qe keni ne krah. Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e begate dhe për asnjë moment problematike. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime te veçanta dhe ndryshe nga sa e kishin menduar do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Buxheti do jete shume me i qëndrueshëm nga me pare dhe kjo jo vetëm fale mbështetjes se te afërmve, por edhe nga maturia qe do tregoni ju. Shëndeti nuk do jete ashtu si keni pritur. Disa dite mund te vuani nga diarreja ose kapsllëku, nga artroza dhe mund te keni edhe dhimbje koke. Ne pune do jeni te motivuar dhe do e bëni çdo gjë me entuziazëm. Gjithçka do jete ne favorin tuaj. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

LUANI 23 korrik – 22 gusht

Sinqeriteti dhe ndershmëria qe keni ndaj partnerit ka bere qe lidhja juaj te ece kaq gjate. Mundohuni te vazhdoni ne këtë rruge edhe këtë jave dhe për çdo dyshim te gjeni kurajën te flisni hapur me te. Për beqaret do ndryshoje rrjedha e jetës megjithatë do ju duhet te prisni ende për ndryshimet e mëdha. Buxhetin do dini si ta organizoni ne çdo moment dhe nuk do ju dalin aspak probleme apo vështirësi. Shëndeti mund te ketë probleme vetëm nëse e teproni me ushqimin dhe nëse nuk mbroheni nga i ftohti. Ne pune do jeni pozitive, te guximshëm, largpamës e te vendosur. Ka mundësi qe te arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do jete ne periudhën me te mire.

VIRGJERESHA 23 gusht – 23 shtator

Jeta juaj ne çift do ece ashtu si duhet gjate gjithë javës. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do mbaje përgjegjësitë e tij dhe do beje me te mirën për te dyja palët. Ne fundjave do mund te kaloni momente tejet te veçanta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por gjithçka do ju ndodhe si me magji atëherë kur nuk do e presin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen. Për shëndet me te mire duhet te merrni sa me shume vitamina e duhet te merreni me sport. Me qetësuesit nuk duhet kurrsesi te abuzoni. Ne pune do jeni shume te logjikshëm dhe do gjeni rrugën e duhur për te arritur objektivat. Jeta familjare do jete paksa e tensionuar.

PESHORJA 24 shtator – 23 tetor

Klima yjore do jete goxha e trazuar gjate kësaj jave. Ne shume momente do keni debate e konflikte me atë qe keni ne krah dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret do kenë flirtime te shumta, por pas një personi ne veçanti do fillojnë te ndiejnë. Deri ne fund te javës mund te hedhin edhe hapa. Ne planin financiar do keni shume vështirësi pasi kohet e fundit nuk jeni treguar aspak vigjilente. Merrni masa sa pa u renduar me shume situata. Shëndeti do jete shume me i mire nëse kujdeseni me tepër për higjienën dhe për çdo shqetësim. Ne pune gjerat do marrin një tjetër drejtim shume me te mire nga me pare. Mos u merakosni për asgjë. Atmosfera ne familje do jete me e qete.

AKREPI 24 tetor – 22 nëntor

Jeta juaj ne cift do jete shume me e mire nga me pare. Do afroheni edhe me tepër me atë qe keni ne krah dhe java do jete e mbushur me emocion. Beqaret duhet te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepen sepse me pas nuk do jepen mundësi te tilla. Sektori i financave do jete i vështire nëse nuk ju mbështesin te afërmit. Nuk do mund te kryeni asnjë investim te tepruar. Urani dhe Neptuni do jene planetët qe do e mbrojnë shëndetin nga problemet serioze. Mund te keni thjesht ndonjë dhimbje koke apo barku, por gjithçka do jete kalimtare. Ne pune te gjitha rrethanat do jene ne favorin tuaj dhe do i arrini te gjitha objektivat. Ne familje çdo gjë do jete normale.

SHIGJETARI 23 nëntor – 21 dhjetor

Jeta juaj ne çift do jete  shume e bukur gjate kësaj jave dhe kënaqësitë qe do përjetoni do jene fantastike. Do buzëqeshni e do lumturoheni gjithë kohës. Beqaret do bëjnë shume për shoqërinë, por nga ana tjetër nuk do lënë pas dore as ftesat qe do iu bëhen. Lidhjet e krijuara gjate kësaj jave do ju sjellin goxha përfitime. Ne planin financiar do jeni te matur dhe nuk do ndërmerrni rreziqe te mëdha, prandaj situata do jete e mire. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Nuk do keni me as shqetësime nga alergjitë. Ne pune duhet te jeni me këmbëngulës dhe dinake. Vetëm kështu do arrini masat dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do ketë nevoje për me shume vëmendje kështu qe përkushtojuni me tepër.

BRICJAPI 22 dhjetor – 20 janar

Mos bëni ndryshime te befta ne jetën tuaj ne çift sepse mund te gaboni rende. Mendohuni disa here pra se te hidhni çdo lloj hapi. Ata qe kane pasur zënka, me ne fund do pajtohen dhe do jene me te qete. Beqaret do flirtojnë me disa persona, por nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Le te presin edhe pak kohe. Buxheti do jete me i qëndrueshëm ditët e para, por me kalimin e ditëve do destabilizohet goxha për shkak te shpenzimeve te pamatura qe do kryeni. Shëndeti serish nuk do jete ashtu siç duhet. Do e merrni paksa veten, por jo plotësisht. Ne pune do jeni me dinamike dhe do bëni gjithçka për te arritur atje ku keni dashur. Priten edhe risi. Ne familje mos u tregoni autoritare.

UJORI 21 janar – 19 shkurt

Do ja kaloni aq mire këtë jave ju te dashuruarit saqë nuk do doni te ndaheni për asnjë moment nga ai qe dashuroni. Te dy palët do ja shprehni pafund dëshirat njeri-tjetrit dhe do merren vesh me se miri. Beqaret do jene gjithë kohës ne humor, gati për te provuar emocione dhe kënaqësi, çka do i shtyje te pranojnë te gjitha ftesat. Disa mund te nisin edhe ndonjë lidhje. Ne planin financiar priten kohe te vështira. Do gjendeni disa here ne vështirësi për te kryer edhe shpenzimet me te nevojshme. Shëndeti për fat te madh do jete i shkëlqyer dhe nuk do keni asnjë ankese. Ne pune do vini ne jete projektet e menduara prej kohës dhe do keni rezultatet te mira. Jeta familjare do ketë trazira.

PESHQIT 20 shkurt – 20 mars

Periudhe shume e ftohte do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Plutoni do nxite debate te forta dhe ju nuk do tregoheni tolerante për asnjë moment. Marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret duhet te mendohen gjate para se te hedhin hapa dhe kane për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Sektori i financave do jete me i kënaqshëm nga me pare dhe do iu jepet mundësia për te bere edhe disa investime. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume me e mire nëse shmangni nga pak ushqimet e yndyrshme, pijet me gaz dhe çajin apo kafene. Ne pune shume gjera do shkojnë keq dhe nuk do arrini dot ne kohe atje ku keni dëshiruar. Jeta familjare do jete e këndshme.