Ligjëratat e shqiptarit të kapur në Malajzi për terrorizëm

313
0
SHPËRNDAJE

Facebook
Twitter

Klodjan Zaimaj është personi i arrestuar për terrorizëm në Malajzi. Ai është nga Cërriku dhe 35-vjeçari prej kohësh bënte ligjerata fetare në internet para besimtarëve shqiptari, në lidhje me shtetin ismaik ISIS.

Tirane- Zbulohen pamjet e ligjëratave fetare që bënte në internet dhe para besimtarëve shqiptari i arrestuar në Malajzi për lidhje me shtetin ismaik ISIS. Në CV-në e tij ka shënuar se është kualifikuar për Drejtësi dhe ka kryer studime master për të drejtën islame ku mban edhe gradën profesor.

Zaimaj ka 15 vjet që jep mësim Kuranin, ndërsa në youtube videot me ligjëratat e tij në anglisht kanë nisur të shpërndahen 7 muajt e fundit.

Policia e Shtetit konfirmoi një ditë më parë se një nga tetë personat e arrestuar në Malajzi, si të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Klodian Zaimaj. Ai banon dhe punon prej vitesh ne atë shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.

Në deklaratën e policisë bëhet e ditur se “Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.”

35-vjeçari shqiptar, pedagog në një universitet, është ndaluar në datën 1 tetor. Ai akuzohet se ka lidhje me grupin terrorist ISIS në Siri dhe në Irak. pesë nga të ndaluarit kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), baza e të cilit është në jugperëndim të Filipineve. Aksioni për arrestimin e tyre u realizuar në tre rajone Sabah, Selangor dhe Perak midis datave 27 shtatorit dhe 6 tetor.