Martoi Erion Veliaj, ja pastori që Rama e emëroi zëvendësministër

Një risi padyshim është zgjedhja e një pastori mes 33 zëvendësministrave në qeverinë “Rama 2”. Toni Gogu është një prej personave të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si zëvendësministër i Drejtësisë pranë Etilda Gjonajt.
Përveç jetëshkrimit të pasur nga ana profesionale, Toni Gogu ka edhe një karrierë më shumë shpirtërore, pasi është pastor. Madje ka qenë ai që ka kurorëzuar në martës kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gogu, ose ndryshe i njohur si Pastor Genti, i është bashkuar Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, si përfaqësues i fesë protestante.
Toni u bë besimtar në moshën 19-vjeçare në vitin 1991 kur sapo shqiptarët i ishin rikthyer praktikumit të fesë dhe besimeve të tyre pas ndalimi nga diktatura.
Gogu ka rrëfyer për “Albanianbiblesociety” se ishin një grup vullnetarësh anglezë që i kishin dhuruar një bibël dhe që pas kësaj ai u përfshi shumë në fenë e krishterë.
“Isha në një udhëtim”, babai im ishte ortodoks por në realitet prindërit e mi thanë se nuk kishte Perëndi. Kështu që unë isha ateist – por unë kurrë nuk kisha vënë në dyshim ateizmin tim”, ka thënë Gogu.
Në prezantimin e ti në Asamblenë Kombëtare të PS-së Rama tha se Toni Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë, në sektorin e depozitave.