Albspirit

Media/News/Publishing

Durrës, arrestohet ish deputeti i Partisë Socialiste

Ish deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj është vënë në pranga. Ngjarja sapo ka ndodhur në Durrës. Ndocaj ishte shpallur në kërkim nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri. Gjithashtu, personit që i kishte bërë këtë premtim, akuzohet se i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”. Ndaj Eduart Ndocajt rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale. Pasi u ndalua një ditë më parë në Portin e Durrësit, Ndocaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës, ndërsa pas marrjes në pyetje u la i lirë. Ndaj tij u referuan materialet në Prokurori dhe ish deputeti po hetohet në gjendje të lirë.

Please follow and like us: