Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Rama te zëvendësministrat, ja sa i kushtojnë buxhetit të shtetit pagat e 48 zyrtarëve të lartë të kabinetit qeveritar

Kabineti i ri qeveritar do ti kushtojë buxhetit të shtetit 7.7 milionë lekë të reja në muaj për pagat bruto.
Nga një përllogaritje që Panorama i ka bërë pagës së piramidës së qeverisë, rezulton se shumica e këtij fondi prej 7.7 milion lekë i shkon 33 ministrave që kryeministri Rama ka emëruar. Sipas të dhënave zyrtare, paga bruto e kryeministrit për një muaj është 228 mijë lekë, ndërsa ajo e zëvendëskryeministres Senida Mesi 187 mijë lekë. 13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prej 174 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e zëvendësministrit është 153 mijë lekë.

Please follow and like us: