Albspirit

Media/News/Publishing

Stoltenberg: Blerja e sistemit S-400 nuk sinjalizon distancimin e Turqisë nga NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që ka sqaruar në shumë raste se blerja e sistemit të mbrojtjes kundërajrore S-400 nga Rusia është një vendim sovran i Turqisë dhe nuk sinjalizon kurrsesi largimin apo distancimin e saj nga Alenaca, bëri të martën përsëri një deklaratë të ngjashme.

Kreu i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior tha se Turqia nuk synon të prishë marrëdhëniet me NATO-s përmes këtij vendimi për blerjen e sistemit raketor S-400, ndërsa rikujtoi se bisedime për blerjen e sistemit të mbrojtjes kundërajrore janë bërë gjithashtu me Francën dhe Italinë.

I pyetur nga një korrespondent i agjencisë së lajmeve “Reuters” teksa po kthehej me avion nga Rumania, Jens Stoltenberg garantoi se Turqisë nuk i është kërkuar ndonjëherë që të integrojë sistemin S-400 me atë mbrojtës antiraketë të NATO-s.

“Atij i thash se kapacitetet, që kombe të ndryshme duan të zotërojnë, janë vendime të vetë atyre kombeve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke iu referuar bisedës së tij me Presidentin Recep Tayyip Erdogan muajin e kaluar (në Nju-Jork).

Stoltenberg shtoi gjithashtu se Ankaraja është e gatshme t’i shpjegojë NATO-s arsyet përse vendosi që të blejë sistemin S-400.

“Presidenti Erdogan më ka thënë personalisht se janë në dialog me Francën dhe Italinë për blerjen e mundshme të një sistemi të mbrojtjes kundërajrore, përveç atij S-400”, nënvizoi shefi i NATO-s.

Please follow and like us: