Bregu: Nuk jemi gati për hapjen e negociatave

E ftuar në “Top Story” ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është shprehur se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Në 2013, kryeministri Edi Rama ishte më entuziast në deklaratat e tij, por sot duket më nervoz, ashtu si të gjithë liderët e rajonit. Kushdo që është marrë me procesin e anëtarësimit, ka ndjesi frustracioni për një rrugë që zgjatet e zgjatet dhe ka të papritura. Procesi është i dyanshëm, por varet shumë nga plotësimi i detyrimeve tona. Unë kam dyshime se ne jemi plotësisht të gatshëm për të hedhur hapin e radhës. Unë do doja që procesi të jetë pa ndërprerje, por frikë kam që nuk do të jetë e lehtë e ardhmja”,-ka thënë Bregu.