Albspirit

Media/News/Publishing

Fotot e seksbombës Rashel, para se të kryente ndërhyrje estetike

Rashel Kolaneci është padyshim një nga vajzat e cila ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes përsa i përket formave të saj të ekzagjeruara. Ajo shfaqet çdo të shtunë në ekran gjithnjë e më e fryrë e me forma të rrumbullakosura. Në disa foto të publikuara në Instagram nga faqja “Demaskimet Shqiptare” Rasheli nuk duket se ka qenë gjithnjë me buzë të trasha e vetulla të rregulluara deri në perfeksion. Këto foto nuk janë publikuar më parë, por gjithsesi ajo ka deklaruar se nuk ka kryer ndonjëherë ndërhyrje estetike. Në fotot para dhe pas, ndryshimi është i madh. Përsa i përket formave trupore, shpeshherë ajo ka qenë kryefjala e faqeve “thumbuese” të Instagramit për përdorimin e tepruar të fotoshopit.

Please follow and like us: