Albspirit

Media/News/Publishing

Izet SHEHU: Babashehu

 

Ne respekt e kujtim te deputeteve te pushkatuar!

 

Me plumba e vranë Babashehun,
Me plumba e vranë,
Qielli syrin – gjak e shqeu
Atë mbrëmje në Tiranë.

Baballarët ndër mekame
Frynin – shfrynin si stuhi.
Meuzinët thërrisnin ezanin,
Dervishët qanin me ilahi.

Me plumba u shpua ajo natë,
Dajti gjoksin grisi.
U vra deputeti demokrat,
U vra nacionalisti.

Tek pushkatuan të birin,
Plaku fliste fjalë Kur’ani.
Plumbat keq i shponin gjirin,
Gjer ia morën të gjorit xhanin.

Qielli syrin – gjak e shqeu,
Shpirtin jepte Babashehu.
PA VARR

Mbi frymën tënde ka mbirë bari,
Mbi zërin tënd ka çelur molla.
Ti qe i pari, ah, ti qe i pari,
Që zërin ngrite për sinoret tona.

Të tjerët u bënë ballabanë,
Të tjerët u bënë judë.
Ty barbarisht të vranë,
Ty të përgjakën me plumb.

Mbi frymën tënde ka mbirë bari,
Mbi zërin tënd ka çelur molla.
Ty s’ta gjejmë, ah, s’ta gjemë as varrin,
As varrin s’ta gjejmë në sinoret tona.

 

*) Deputeti Sheh Karbunara u pushkatua më 10 Tetor 1947 nga diktatura komuniste bashkë me të birin Hysenin.

Please follow and like us: