Albspirit

Media/News/Publishing

Vendet vakante në 16 drejtori, Rama thirrje qytetarëve për aplikime: Afati deri në 23 tetor

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rama nxit qytetarët që të marrin pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale. Kreu i qeverisë ka bërë të ditur edhe afatin e fundit të aplikimit që është data 23 tetor. “Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale. Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 tetor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link: http://www.aluizni.gov.al/url-shpallje/ . Forca dhe suksese”, shkruan Rama.

 

Please follow and like us: