Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish- deputeti shqiptar

Është ndarë nga jeta ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ka vdekur këtë të enjte, ish deputeti dhe ish ministri Dritan Prifti. Pak ditë më parë, u bë e ditur se Dritan Prifti ishte në gjëndje kritike dhe sapo kishte dalë nga një operacion të vështirë në Itali, nga i cili nuk kishte patur përmirësime. Në muajin maj vetë ish deputeti do të deklaronte gjëndjen e tij të rënduar shëndetësore, duke treguar se do të tërhiqej nga fushata elektorale e 25 qershorit, në të cilën do të garonte nën siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit. “Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku”, do të shkruante Prifti. Dritan Prifti ishte i pari politikan në zgjedhjet e vitit 2009, i cili deklaroi hapur se pavarësisht vendimit të partisë së tij (LSI), ai do të futej në koalicion me Sali Berishën, duke u kthyer kështu, në “kumbarin” e koalicionit qeverisës PD-LSI të asaj kohe.
Please follow and like us: