Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia: Armët tona, të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane

Rusia ka pranuar se i frikësohet planit të SHBA-ve për luftë bërthamorë, ku raketat ruse balistike bëhen të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane, raporton Daily star. Regjimi i Vladimir Putinit ka pranuar se Shtetet e Bashkuara kanë fituar epërsi në zhvillimin e raketave balistike. Kremlimi pretendon se SHBA-të kanë vendosur fshehurazi sistemet e raketave të lundrimit në Evropë brenda rrezes së pjesës më të madhe të Rusisë perëndimore. Po ashtu, Kremlimi beson se mbrojtja amerikane e vendosur në disa shtete të Bashkimit Evropian, është e aftë për të hedhur poshtë raketat ruse balistike. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Yemelyanov pohoi se sistemet e raketave amerikane në Evropë mund të jenë të gatshme për të hedhur raketa të shpejt ndaj Rusisë. “Në këtë rast, raketat e lundrimit do të synojnë të gjithë territorin e Rusisë Evropiane”, tha ai.

Please follow and like us: