Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshojnë rregullat në zonën “Shengen”, ç’duhet të kenë kujdes shqiptarët

Komisioni i lirive civile në Parlamentin Europian miratoi sistemin e ri të udhëtimit dhe autorizimit, ETIAS, për qytetaret që qarkullojnë pa viza në zonën “Shengen”, sikurse janë dhe shqiptarët. Sipas këtij sistemi, këta qytetarë do të plotësojnë një formular personal në pikat kufitare,ndërsa do të ketë kontrolle të hollësishme për ata që paraqesin rrezik në aspektin e sigurisë, migrimit të parregullt, ose rrezik të lartë të epidemisë.
Por për tu zbatuar, kërkohet zbatimi korrekt i procedurës së përcaktuar nga sistemi ETIAS.

Ndizet drita jeshile për shtetasit ekstrakomunitarë që përfitojnë nga heqja e vizave në zonën “Shengen”
Janë eurodeputetët e komisionit të lirive civile të Parlamentit Evropian që I kanë thënë PO këtij sistemi të ri. Por ka një procedurë që duhet ndjekur.
Sipas sistemit të ri ETIAS, qytetarë si ata shqiptarë, që qarkullojnë pa viza në zonën “Shengen” do t’ju duhet të plotësojnë një formular elektronik me të dhënat e tyre personale.
Në këtë formular do të shënoni së pari emrin, datën, vendin e lindjes, seksin dhe shtetësinë. Formulari do të përfshijë gjithashtu informacionin e dokumentit të udhëtimit, vlefshmërinë, vendin e lëshimit, adresën e shtëpisë, informacionin e kontaktit, si dhe vendin e parë të parë të hyrjes në zonën “Shengen”.
Një nga të rejat që ofron sistemi ETIAS është, se të dhënat do të kontrollohen automatikisht nga sistemi i informacionit të “Shengen”-it dhe database i Europolit dhe Interpolit.
Në këtë kuadër, eurodeputetët kanë mbështetur pa rezerva edhe faktin, se aplikanti do të duhet të informojë autoritetet për çdo dënim për vepra penale të rënda si terrorizmi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore, trafik droge, vrasje, përdhunim, si dhe të çdo vendimi administrativ paraprak për të lëshuar territorin e një vendi të BE-së gjatë dhjetë viteve të fundit.(eurodeputetet)
Sistemi i ri europian i udhëtimit dhe autorizimit, ETIAS, do të lejojë kontrolle të hollësishme për udhëtarët pa viza që konsiderohen se paraqesin rrezik në aspektin e sigurisë, migrimit të parregullt ose rrezik të lartë të epidemisë. Procedura e plotësimit të formularit ka je kosto prej 10 eurosh. Nuk do paguajnë këtë kosto personat nën 18 vjeç dhe mbi 60 vjeç, familjarët e qytetarëve të BE-së, si dhe studentët dhe kërkuesit.
Komisioni Europian ka parashikuar kohë të mjaftueshme për shtetet anëtare, nê mënyrë që ETIAS të jetë tërësisht operacional në 2020.

Please follow and like us: