Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri jep dorëheqje: Kam frikë për jetën, duan të më vrasin

Kryeministri i Libanit Saad al-Hariri ka dhënë dorëheqjen duke thënë se në një transmetim televiziv ai kishte frikë për jetën e tij. “Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së dëshmorit Rafik al-Hariri”-tha ai duke iu referuar babait të tij. Rrjeti televiziv panarabik, Al-Arabiya al-Hadath raportoi parandalimin e një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez, pak ditë më parë në Bejrut, duke cituar burime anonime. “Ata që kishin planifikuar të vrisnin kryeministrin Hariri, çaktivizuan mekanizmat e shpërthimit kur kaloi autokolona e tij”-i tha rrjetit Al- Arabiya i njëjti burim.
Ai u emërua kryeministër në nëntor të vitit të kaluar, por ka mbajtur dhe më parë pozitën midis 2009 dhe 2011. “Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së dëshmorit Rafik al-Hariri”, tha ai. “Unë e kam kuptuar atë që po komplotohet fshehurazi për të synuar jetën time”, vazhdoi më tej. Saad Hariri sulmoi në fjalën e vet edhe lëvizjen shiite “Hezbollah”, e cila sipas tij ka një fuqi të zgjeruar në Liban.

Please follow and like us: