Albspirit

Media/News/Publishing

TCH: Sokol Balla vazhdon Top Story-n! Berisha: U bë kurban

Top Channel ka konfirmuar se Sokol Balla nuk do jetë më drejtor informacioni. Në një lajm të shkurtër online, TCH thotë se Balla vazhdon emisionin Top Story. “Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”, thuhet në lajmin e TCH. Nga ana tjetër, portalet spekulojnë me emrat që mund të zëvendësojnë Ballën, por edhe me arsyet e largimit. Ish-kryeministri Sali Berisha është i pari që ka komentuar këtë lajm. “Sokol Balla, kurbani i fundit i Norieges?! Kush e ka radhen tani? Nuk dihet, por as pastruesja dhe roja nuk ndjehen te sigurte!” shkruan Berisha në FB.

Please follow and like us: