Albspirit

Media/News/Publishing

Zhdukja e avokatit Muço, gjenden në traget sendet personale

Grupi hetimor ka vijuar veprimet për zbulimin e fatit të avokatit Bensik Muço, i cili rezulton i zhdukur prej datës 2 nëntor, kur u nis drejt Italisë me traget.

Aty ka humbur edhe kontaktet me të afërmit duke humbur pa asnjë gjurmë.
Hetuesit kanë kryer kontrolle në tragetin ku humbi kontaktet avokati. Gjatë kontrollit ata kanë gjetur disa sende personale të avokatit. Kjo vërteton faktin se ai ka qenë në traget.

Tashmë policia dhe prokuroria kanë shtuar dyshimet se ai mund të jetë hedhur në det, por askush nuk e ka parë dhe ende nuk është siguruar gjë nga kamerat e sigurisë.

Në tragetin “Adria” ku ai kishte hipur për të shkuar në Itali, janë gjetur xhupi, kartë qëndrimi italiane, çanta me sendet personale, ku binte në sy mungesa e pasaportës shqiptare të avokatit.

Sendet janë sekuestruar nga policia e Durrësit. Sipas raportimeve bëhet me dije se sendet personale i janë dërguar prokuroisë italiane pas kallëzimit që ka bërë atje bashkëshortja e avokatit të zhdukur prej datës 2 Nëntor.

Please follow and like us: