Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallen fituesit e çmimeve Kult 2017

Është mbyllur mbrëmja e madhe e çmimeve Kult këtë të martë në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, në Tiranë. Një nga eventet më të veçanta që arrin të bashkojë të gjitha zhanret e artit shqiptar për garën e çmimeve Kult ka shpallur sonte artistët fitues pas dhjetëra nominimesh. Mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Kult për të trembëdhjetin vit radhazi, shpalli fitues emrat më të mirë në fushën e artit. Aktorë, këngëtarë, autorë librash, instrumentistë, balerinë e artistë të artit pamor dhe jo vetëm, pritën me emocion ndarjen e çmimeve. Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare ishin pjesë e eventit madhështor të ndarjes së Çmimeve Kult. Mbrëmja Gala u transmetua Live në Klan Plus, nën prezantimin e regjisorit Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenica. Lista me disa nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes.
Artisti Pamor i Vitit: Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit: Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit: Jonian Kadisha
Interpretuesi lirik i Vitit: Vikena Kamenica
Kënga e Vitit: Alban Skënderaj
Aktori i Vitit: Bujar Asqeriu
Regjia e Vitit: Altin Basha

Please follow and like us: