Albspirit

Media/News/Publishing

Mourinho: Anglia mund ta fitojë Botërorin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se Anglia ka mundësi që ta fitojë Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi

Anglia ishte një nga Kombëtaret më të mira në fazën kualifikuese, dhe në ndeshjet e fundit miqësore ka arritur që të ndal Gjermaninë dhe Brazilin.

Sipas Jose Mourinhos, anglezet kanë mundësi që ta fitojnë Kupën e Botës, pasi kanë lojtarë të mirë dhe me kualitete të ndryshme.

“Mendoj se Anglia ka shanse ta fitojë Botërorin, sepse ka lojtarë shumë të mirë. Është një gjeneratë me moshë të ndryshëm dhe kualitet të ndryshme”, tha portugezi për Sky Sports.

“Ata kanë lojtarë më përvojë në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Anglia ka potencial të madh të arrij diçka të madhe”, tha Mourinho në fund.

 

Please follow and like us: