Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet një nga 4 kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri

Një nga katër kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri, nuk do të jetë më pasi është duke u mbyllur. Kompania Plus Communication është në mbyllje e sipër dhe dy kompani të tjera celulare në Shqipëri, janë duke marrë asetet e saj. Lajmi bëhet i ditur nga burime në Plus Communication, të cilat thanë se punonjësit e saj janë njoftuar që brenda javëve në vazhdim do të ndërpriten marrëdhëniet e punës. Sakaq, Autoriteti i Konkurrencës, njoftoi zyrtarisht për një marrëveshje që Telecom Albania (ish AMC) dhe Vodafone Albania kanë bërë me kompaninë Plus Telecommunication, në bazë të së cilët dy kompanitë do të ndajnë të drejtën e përdorimit të frekuencave të Plus Communication.

 

Please follow and like us: