Albspirit

Media/News/Publishing

Nëndetësja e humbur argjentinase

Kushtet e këqija të motit pengojnë punimet e kërkimit për nëndetësen e flotës së Argjentinës, që ka humbur bashkë me ekuipazhin me 44 vetë pas raportimit të një defekti elektrik. Nëndetësja është zhdukur 430 kilometra larg bregdetit argjentinas. Nëndetësja është ndërtuar në Gjermani dhe ka filluar të përdoret në vitin 1985. Në vitet 2008-2013 ajo i është nënshtruar procesit të mirëmbajtjes dhe riparimit. Edhe flota e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka dërguar gjithashtu një njësi shpëtimi në ndihmë të punimeve për gjetjen e nëndetëses së humbur të Argjentinës. Së SHBA Ndërkohë edhe një avion i Forcave Detare të Amerikës ndodhet në rajon dhe përpiqet të gjejë gjurmët e nëndetëses. Nga ana tjetër është konstatuar se sinjalet që mendohej se vinin nga nëndetësja u përkasin mjeteve të tjera.

Please follow and like us: