Energjia erotike në jetën njerëzore

Çfarë hapësire ka energjia erotike në jetën tuaj? Është qendrore apo periferike, një mjet apo një burim i pranishëm gjithmonë? Këtë mund ta zbuloni me disa pyetje të shkurtra që mund t’i lexoni në vijim. Përgjigjuni me “Po” ose “Jo” këtyre pyetjeve:

1. Ju pëlqen shumë, por është tepër angazhues. E shtypni mendërisht pasionin?

2. A përpiqeni t’i ndaloni fantazitë seksuale me njerëz të tjerë të ndryshëm nga partneri yt?

3. Seks pa dashur: është gjithmonë pak i mërzitshëm?

4. Kur fantazoni një marrëdhënie me një tretë, kjo tregon se marrëdhënia është në krizë?

5. Herë pas here e doni dhe s’e doni partnerin/en: a është një problem?

“Diagnoza” juaj: nëse keni 3 ose më shumë përgjigje “Jo” është gjithçka në rregull! Por nëse keni 3 ose më shumë “Po”, atëherë duhet të reflektoni…

Pyetjet dhe mendimet mund t’ju kthejnë vullnetin për të jetuar

Çfarë e shkatërron erosin? Mendimet, modelet mentale fizike, komentet që njerëzit bëjnë për të, të tilla si: “Unë di ta kontrolloj veten, nuk e humbas kurrë toruan, por ende nuk jam e sigurt”; “E dua, sepse sa herë që kam nevojë rri për hesapin tim?”; “E dua vërtet? Po ai më do seriozisht, apo do thjesht të më përdorë?”; “Nëse e duam njëri-tjetrin mund të jetojmë edhe pa seks”; “Të mendosh për një tjetër është njësoj sikur të tradhtosh”. Kjo përzierje pyetjesh dhe domosdoshmërie morale është shumë e kontrolluar dhe larg erosit. Ju po e ktheni në një mentalitet dhe rrezikoni ta shuani me duart tuaja pasionin.

Jetoni pa menduar dhe harroni gjithçka

Prania e energjisë erotike tregon shumë për gjendjen e shëndetit tonë. Kjo është një energji që përfshin jo vetëm riprodhimin, por të gjithë qenien tonë: pa ngrohtësinë e saj, jeta humbet intensitetin, pasionet zbehen, çdo gjë bëhet gri. Pasoja ka edhe në shëndetin fizik: pasioni forcon sistemin imunitar dhe mban larg të gjitha sëmundjet. Por çfarë ndodh kur erosi “na vjen për vizitë”? Mendja dhe mendimet racionale zhduken, identiteti ynë zakonisht bëhet i paqartë, për arsye se akomodon një energji më të madhe se vetja. Energjia erotike vjen pikërisht për këtë: sepse kemi harruar se kush jemi. Në këtë mënyrë i lëmë hapësirë një force të pafund, universale: “Zotit Eros” që me zjarrin e tij i bën të jetojnë të gjitha gjërat. Për këtë arsye duhet të lejojë pasionin të jetojnë te ne, pa censurë, në mënyrë që të “ngrohë dhe ndriçojë” të gjitha aspektet e ditës sonë, madje edhe ato që janë shumë larg erotizmit.

Lëreni të rrjedhë…

Zgjidhja është që t’i jepni vetes lirinë me çdo kusht, që energjia erotike të rrjedhë në mendjen tuaj, ta kërkoni kur ajo prej pak kohësh mungon në mendjen tuaj, kur prej kohësh nuk ju ka vizituar. Në këtë mënyrë aktivizoni një “koncert krijues”: sensualiteti, ndjeshmëria, intuita, të gjitha këto burime janë riaktivizuese dhe mund t’ju udhëzojnë në kohë të vështira.

Lëruni hapësirë anëve të panjohura

Fshijini të gjitha pyetjet dhe komentet, kushtojini rëndësi vetëm dëshirës, pasionit. Nëse ekziston, do t’i rregullojë ai të gjitha gjërat, por nëse mungon, atëherë është e kotë ta vrisni mendjen. Do të vijë kur të jetë momenti!. Kur bëni dashuri, përpiquni të mendoni se nuk po e bën me partnerin/en, por me një perëndi; që po prekni me dorë energjinë e kozmosit. Marrëdhëniet tuaja, sido që të jenë, të reja ose të konsoliduara, nevojiten pikërisht për këtë: janë raste për “të takuar” energjinë misterioze dhe të panjohur të erosit. Por kur tjetri njihet, atëherë kur mendojmë se dimë gjithçka rreth tij, mes partnerëve seksi vihet në plan të dytë në krahasim me elementet e tjera, të tilla si morali, zakonet, mendimet e përhershme. Erosi zhduket dhe marrëdhënia zbrazet shpejt.