Albspirit

Media/News/Publishing

Fakulteti i Historisë zhvillon nesër zgjedhjen e parakohshme për dekan, ja kandidatët

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë zhvillon gjatë ditës së nesërme (e enjte) zgjedhjet e parakohshme për dekanin e fakultetit. Zgjedhjet vijnë për shkak se dekania e mëparshme, Valentina Duka u zgjodh deputete në radhët e Partisë Demokratike. Kandidatë për dekan janë Aljula Jubani dhe Sabri Laçi. Kryetarja e KIZ , Majlinda Keta tha se zgjedhje do të zhvillohen edhe në disa departamente të tjera ku ka dorëheqje ose përgjegjësit e departamenteve dolën në pension.
Zgjedhjet në Fakultete zhvillohen me urdhrin e rektorit nr. 28, datë 31 tetor 2017.

Please follow and like us: