Albspirit

Media/News/Publishing

Naomi Campbell me nënën në Fashion Awards 2017

Mbërritën bashkë në tapetin e kuq të Fashion Awards 2017, Valerie Morris dhe Naomi Campbell, nënë e bijë. Elegante në maksimum, të dyja të veshura me të zeza, me flokët e gjata dhe të drejta dhe me një tualet fin, që i bënte të dukeshin si dy motra. Valerie 66 vjeçe, me një fizik të skalitur e veshur me pantallona dhe xhaketë dhe “Pantera e zezë” 47 vjeçe, e veshur me fustan të zi fin. Nuk ndodh shpesh që t’i shikosh bashkë, por në “Fashion Awards” të Londrës mbrëmjen e së hënës, rrëmbyen gjithë vëmendjen mbi vete. Nuk është për t’u habitur që Naomi e cila po u afrohet të 50-ve është gjithnjë në top formë, duke parë nënën e saj që duket po aq e re.

Please follow and like us: