Vjosa Osmani merr ftesë nga Senati Amerikan

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Facebook ka po merr pjesë në Forumin Parlamentar më ftesën e kongresit amerikan, raporton arbresh.info

Ajo në këtë forum do të diskutoj për  çështjen e sigurisë ndërkombëtare dhe rolin e parlamenteve në këtë fushë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Osmanit

E ftuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Forumin Parlamentar ku do të diskutohen çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare si dhe roli i parlamenteve për të ngritur bashkëpunimin në këtë fushë. Kosova është ftuar për herë të parë në këtë forum që mbahet në Washington D.C.