Albspirit

Media/News/Publishing

Katër poete shqiptare botohen në Teksas

Katër poete shqiptare janë përzgjedhur për t’u botuar nga shtëpia botuese “Transcendent Zero Press” në Teksas, SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur kryeredaktori Dustin Pickering në uebsitin e shtëpisë botuese. Poeti dhe botuesi Pickering shkruan në këtë njoftim: “Botimet ‘Transcendence Zero’ po përgatisin një projekt të madh për vitin 2018. Kushdo që porosit një kopje të Harbinger Asylum, do të marrë një libër të një prej poeteve shqiptare të përzgjedhura prej nesh. Secili libër po ashtu do të përfshijë një ese për Shqipërinë dhe konkretisht për poezinë shqipe”. Katër poetet e përzgjedhura janë Ledia Dushi, Belfjore Qose, Trëndafile Visha dhe Ardita Jatru. Qëllimi i këtij botimi është të njohë lexuesit me poezinë shqipe bashkëkohore, por edhe me traditën, për këtë arsye çdo libërth do shoqërohet prej një eseje prezantuese mbi historinë dhe letërsinë shqiptare.

Please follow and like us: