Dashnoret e famshme që rrënuan martesat e të tjerëve

Hollywood është një vend magjik ku jetojnë njerëzit që janë të famshëm. Ata njoftohen me njerëz të tjerë të famshëm, martohen dhe jetojnë të lumtur deri në fund të jetës.

Mirëpo, nuk është bash kështu. Është vështirë të mbash hapin me atë se kush me kë është, sepse atje të gjithë tradhtojnë dhe shkurorëzohen.

Bashkëshorti i aktores Tori Spelling, Dean McDermott ishte në martesë kur Tori ka dalë në skenë. Dean dhe gruaja e tij e atëhershme Mary Joe, sapo kishin hyrë në proces të birësimit të një fëmije, kur është paraqitur Tori.

Që gjërat të jenë edhe më interesante, edhe Tori ende ishte në martesë, çka do të thotë se që të dytë ata kanë tradhtuar partnerët e tyre.

Alicia Keys është mbretëreshë e muzikës R&B dhe talentin e saj askush nuk e ka vënë në pikëpyetje. Gjashtë vite më parë, adhuruesit e saj kishin mësuar për romancën e Alicia-s me artistin dhe producentin Swizz Beatz.

Por ajo që nuk ishte ditur, ishte se lidhja e tyre kishte filluar një vit më herët, derisa Swizz ishte në martesë me këngëtaren Mashonda. Pikërisht kjo e fundit e ka akuzuar këngëtaren se ia ka rrëmbyer burrin.

Është lehtë të fokusohesh në talentin muzikor të Britney Spears, por ndoshta nuk e keni ditur se ajo është edhe një dashnore në zë.

Pikërisht ajo ishte lëshuar në lidhje intime me valltarin Kevin Federline, derisa ai ishte i fejuar dhe se e fejuara e tij ishte shtatzënë.

Derisa shumë lajme për tradhtitë e Jennifer Lopezit janë plotësisht të pavërteta, ajo që nuk ka mundur ta mohojë në asnjë mënyrë, ishte afera e saj me të dashurin e tanishëm Casper Smart, derisa ende ishte në martesë me këngëtarin Marc Anthony.

Ndoshta dashnorja më e famshme e Hollywoodit, është pikërisht Angelina Jolie. Ajo është fajtore për ndarjen mes Billy Bob Thorntonit dhe Lora Dern, pastaj e prishi edhe martesën mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston./Zëri/