Albspirit

Media/News/Publishing

Përgjigja e Maryam Rajavit ndaj protestave iraniane

NCRI – Kryetarja e zgjedhur e Rezistencës iraniane ka shkruar një artikull të fuqishëm për Wall Street Journal, duke shpjeguar pse vala e tanishme e protestave në Iran është krejtësisht e ndryshme nga protestat e vitit 2009 mbi rizgjedhjen e Mahmoud Ahmadinexhadit.

Maryam Rajavi: “Atëherë, shkaku ishte përçarja brenda regjimit. Tani, populli po kërkon fundin e regjimit”.

Protestat e tanishme, të cilat filluan me një rritje të vrullshme të kostos së jetesës në mbarim të dhjetorit, janë kthyer në demonstrata të gjera për t’i dhënë fund regjimit të korruptuar klerikal, kanë një përhapje shumë më te gjerë se protestat e vitit 2009 dhe i tregojnë bashkësinë ndërkombëtare se regjimit i ka ikur koha.

Maryam Rajavi shpjegon: “Regjimi klerikal qëndron në truall të lëkundur dhe populli iranian është i vendosur në përpjekjen e tij për ta rrëzuar atë. Parullat kundër velayat-e faqih, ose sundimi absolut klerikal, bënë thirrje për një republikë të vërtetë dhe në mënyrë eksplicite goditën kreun suprem të regjimit, Ali Khamenei, dhe Presidentin Hassan Rouhani. Kjo çrrënjos mitin që ende mbrohet nga disa qeveri se iranianët bëjnë dallimin midis të moderuarve dhe atyre të vijës së ashpër në Teheran. Ajo gjithashtu zhvlerëson argumentet e pabazuara që e paraqesin si regjim të qëndrueshëm”.

Ekonomi

Miliona iranianë jetojnë në varfëri, por regjimi nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar. Në vend të kësaj, shpenzohen 100 miliardë dollarë për të mbajtur në këmbë regjimin sirian dhe për të mbështetur grupe terroriste si Hezbollah dhe Hamas.

Buxheti më i fundit i regjimit cakton mbi 26.8 miliardë dollarë për çështjet ushtarake e të sigurisë dhe për eksportimin e terrorizmit, përveç 27.5 miliardë dollarëve në shpenzimet ushtarake nga institucionet e kontrolluara nga Khamenei dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Për krahasim, buxheti i shërbimeve shëndetësore është vetëm 16.3 miliardë dollarë.

Maryam Rajavi shkrun: “I dobët dhe i rrezikuar, ky regjim shpenzon shuma të tilla astronomike në ndërhyrjen rajonale si pjesë e strategjisë së tij për mbijetesë”.

Protestuesit iranianë brohorisnin “Vdekje Hezbollahut” dhe “Lëreni Sirinë, mendoni për ne”, duke dëshmuar se e kundërshtojnë shkatërrimin vdekjeprurës të Lindjes së Mesme nga regjimi, veçanërisht në kurriz të popullit të vet.

Vlen gjithashtu të theksohet se korrupsioni i regjimit është i përhapur dhe i njohur. Kjo është arsyeja pse protestuesit nuk kanë iluzione për reforma të brendshme; thjesht, Regjimi duhet të ikë.

Maryam Rajavi shkruan: “Ky keqadministrim sistematik i ekonomisë i ka rrënjët në sistemin politik dhe keqësohet gjithnjë e më tepër. Kjo është arsyeja pse kërkesa për ndryshimin e regjimit u shfaq pothuajse menjëherë. Duket se është i vetmi rezultat i mundshëm”.

 

Shumë më e madhe se 2009-a

Protestat e tanishme janë shumë më të përhapura jo vetëm gjeografikisht, por gjithashtu edhe në aspektin e demografisë. Ato nuk përbëhen kryesisht nga iranianë të klasave të mesme e të larta, por nga njerëz prej të gjitha klasave, përkatësive etnike, fetare e gjinore.

 

Fajësimi

Në mënyrë të pashmangshme, regjimi fajëson këdo për protestat tanishme, përveç vetes. Synimi kryesor i tij? Grupi udhëheqës i opozitës, Mojahedin-e Khalq (MEK).

Të gjithë zyrtarët iranianë, që nga nivelet më larta gjer te më të ultat, e fshehin të vërtetën dhe fajësojnë MEK-un për nxitjen e këtyre protestave. Regjimi jo vetëm që e fajëson MEK-un për protestat, por gjithashtu ka kërcënuar çdo iranian që i bashkohet MEK-ut.

Maryam Rajavi shkruan: “Lumi i deklaratave të zyrtarëve të regjimit dëshmon panikun e tyre për zgjerimin e kryengritjes mbarëkombëtare dhe popullaritetin në rritje të MEK dhe NCRI”.

 

Masa energjike

Nuk është sekret që regjimi iranian është shumë i egër në shtypjen e protestave të popullit, dhe kjo bie çdo ditë mbi popullin iranian.

Maryam Rajavi shkruan: “IRCG ka vrarë të paktën 50 vetë dhe ka plagosur qindra. Deri në fund të ditës së nëntë të protestave, të paktën 3000 vetë u arrestuan, sipas burimeve tona në vend. Raporte të shumta tregojnë se forcat e sigurisë trokasin në dyert e njerëzve dhe i kërcënojnë që të mos bashkohen me demostratat. Rrjeta e represionit është hedhur me gjerësinë më të madhe të mundshme”.

Maryam Rajavi shkruan: “Ndoshta dallimi vendimtar midis protestave të vitit 2009 dhe kryengritjes së tanishme është se kjo do të jetë e suksesshme në përmbysjen e teokracisë së urryer në Iran. Populli i Iranit e ka këtë shpresë të zjarrtë”.

Please follow and like us: