Pas biznesmenit të dhallës, një tjetër shqiptar ofron kafe falas kundër Trump

 

 

 

Dikur ne rrugen ‘Myslym Shyri’ ishte hapur nje lokal qe ofronte dhalle e kos falas per te gjithe, e perjashtuar ambasadoret perendimore. Tani një shqiptar ka bërë një veprim të pazakontë në Washington, aty ku ka hapur një bar kafe, “Cafe Chocolat”. Ai ka ofruar kafe falas për të gjithë shtetasit nga Haiti, Salvadori dhe Afrika, për inat të Presidentit amerikan Donald Trump. Ky veprim vjen pasi Trump deklaroi se nuk dëshiron që në SHBA, të ketë emigrantë nga vende “plehra”. “Për cilën arsye, SHBA-të duhet të mbajnë gjithë këta njerëz që vijnë nga këto vende plehra? Do ishte shumë më mirë që të kishte më shumë njerëz nga vende si Norvegjia për shembull”, deklaroi Donald Trump dy ditë më parë. Washington Post publikon veprimin e 40-vjeçarit shqiptar Gjergj Dollani, i cili thotë se “Unë besoj te Amerika. Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është”. Gjergj Dollani emigroi në Amerikë në vitin 1994 kur fitoi lotarinë amerikane, ndërsa më tej ndoqi studimet duke u specializuar për prodhimet e çokollatës. Ai tregon se prindëriot e tij donin një jerë më të mirë dhe rrezikuan, duke shtuar se “Amerika është shtëpia jonë tani. Kam më shumë vite këtu se në Shqipëri”.