Albspirit

Media/News/Publishing

Shella: Çfarë fshihet pas reformës së ujit, në Peru populli flaku qeveritarët

Gerti Shella, përfaqësues i Shoqërisë Civile i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se me reformën e ujit synohet që ky produkt të kthehet në biznes, duke sjellë rastin e Perusë që sipas tij, populli u çua masivisht në këmbë duke protestuar.

Shella: U tentua të implementohet për herë të parë në Peru ndryshimi i konceptit… Këtu kemi një palë e cila tenton ta kthejë në biznes çështjen e ujit të pijshëm dhe çmimet janë dinamike dhe një palë që aksesi në ujë është e drejtë e jetës. Në momentin që diskutojmë këtë çështje, ky është ndryshimi themelor me të cilën kërkohet të implantohet me këtë reformë. Unë jam kundër kësaj. Në Peru kur u impementua u ngrit e gjithë Peruja dhe i ka nxjerrë përjashta me qeveritarë dhe koncesionarë dhe rimorën të drejtën e ujit.

Please follow and like us: