Albspirit

Media/News/Publishing

Elena Kocaqi: Z. Pavlopulos marrëdhëniet midis shteteve ngrihen mbi parimin e reciprocitetit

Ju kërcënoni Shqipërinë qe te mos e përmendi fare Çamërinë, ne rast se ajo do një prespektive Evropiane dhe ky është nje shantazh i pastër politikë. Shqipëria zyrtare iu ka plotësuar juve çdo tek gati femijnore qe ju keni paraqitur por është koha qe edhe ne shqiptarët në bazë të të drejtave ndërkombëtare të kerkojmë nga ju reciprocitet. Në bazë të Konventave Ndërkombëtare, ju keni detyrimin që të plotësoni këto kërkesa.
1- Të shpallni gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në Greqi sepse maxhoranca e popullsisë se vendit tuaj është me origjinë shqiptare. Ju keni miliona arvanit, çam dhe maqedon ortodoks shqiptar si dhe shqiptarët e Shqipërise qe emigruan aty pas viteve 1990. Nëse për 2 apo 3 femije të minoritetit gjuhësor, Shqipëria paguan një mësues ju nuk keni hapur asnjë shkollë për miliona shqiptar qe jetojnë në vendin tuaj. Ne kemi hapur shkolla per nje minoritet disa mijëra vet dhe ju nuk keni hapur shkolla shqipe për një popullsi që përbenë shumicën në vendin tuaj, ku ju i bini të jeni minoritet nëse nuk i përkisni komunitetit shqiptar.
2- Ju kërkoni të drejta pronësie për disa mijëra ortodos shqiptarë qe i quani grek dhe ne ua kemi plotësuar, se nuk i kemi konsideruar ata kurrë si të huaj por si të tanët. Edhe ne u kërkojme juve, tu ktheni pronat çamëve, plus fitimin e munguar qe keni mbi 70 vjet që po ua përdorë në mënyrë të pa drejtë, duke shkelur të gjitha të drejtat elementare të Njeriut.
3- Ju kërkoni varreza për ushtarët grek që vranë e prenë në Epir si pushtues dhe në kërkojmë varreza për çamët që mbetën viktima të ushtrive tuaja.
4- Ju kërkoni rregullimin e librave të historisë sipas programit tuaj politikë, ne ju kërkojmë shkrimin e historise vetëm mbi bazën e kriterit të së vertetës. Ju kërkoni të na impononi neve një histori fallco se ju i trembeni pikërisht historisë shkencore sepse ajo u nxjerr në shesh mashtrimet tuaja.
5- Ju kërkoni marrëdhëni të fqinjësise së mirë dhe ne ju kërkojme të silleni mire dhe te mos shaktoni probleme me ne si fqinjë.

Marrëdhëniet midis shteteve sot ngrihen mbi reciprocitetin dhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare, dhe ne ju kërkojme juve as më shumë dhe as me pak, nga ato që na kërkoni ju, neve.

Please follow and like us: