Astrit Veliaj komenton dorëheqjet femërore në PD

Biznesmeni Astrit Veliaj pritet të marrë mandatin që la Eduard Halimi dhe të ulet sërish në sallën e parlamentit.

Javën e kaluar në media u dha se dy gratë që dhanë dorëheqjen, duke mos pranuar mandatin janë shtyrë prej tij të marrin këtë veprim.

Në një lidhje telefonike për Neës 24, Astrit Veliaj tha se “isha në Washington kur Halimi më njoftoi se do të linte mandatin dhe më uroi ta merrja unë. Nuk kam komunikuar me kryetarin Basha apo me gratë që deklaruan se nuk do ta marrin mandatin. Kam biznesin dhe reputacionin tim dhe nuk dua ta cënoj për politikë. Besoj ka qene vendimi personal i atyre grave për shkak të hierarkisë së listës”, u shpreh ai.

Astrit Veliaj është i dyti në listën e PD për qarkun e Beratit dhe do ti takonte drejpërdrejt dhe pa debate ky mandat nëse KQZ nuk do të kishte gjobitur PD për shkak të kuotave gjinore.