Genc Ruli: Hetimi për CEZ, Rama e inicioi politikisht

Ish ministri i Energjitikës Genc Ruli ka shpjeguar sonte akuzat e qeverisë për privatizimin e OSSHE, duke thënë se kjo nuk është asgjë më shumë se sa kundërpërgjigje e Ramës për marrëveshjen që po hetonte komisioni parlamentar ‘Spaho’. Ruli ka hedhur poshtë se privatizimi për CEZ u bë me shkelje duke përmendur se kanë qenë vec të tjerave edhe institucione ndërkombëtare që kanë asistuar procesin duke e vlerësuar atë, tha ai në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”. Veprimet hetimore për këtë çështje, po zhvillohen në sekret të plotë dhe larg vëmendjes së medias, e kjo duket nga fakti se prokuroria po shfrytëzon orët e vona të mbrëmjeve, me shpresën për të hedhur dritë mbi aferën korruptive.

INTERVISTA

Për çështjen e CEZ, prokuroria ka thirrur edhe ish-ministrin Ruli. Mund të na thoni ndonjë detaj çfarë thatë atje?


Në parimin e drejtësisë që bëhet nuk më lejohet të flas detaje më tepër. Por mund të them se i përmbahem argumentit tim në lidhej me këtë çështje. Nëse ka një çështje CEZ që çohet në formë akuze, duhet të kemi parasysh kronikën , nuk është një reagim i partisë Socialiste që për faktin se konstaton gabime bën detyrën dhe denoncon rastin. Por KLSH e cilëson këtë një dëm të madh financiar, apo edhe se nuk janë mbrojtur interesat e shtetit. Por ata e rritën borxhin shumë herë më shumë, me pretendimin se trashëguan borxhe. KLSH pas hetimin ngre këtë akuzë, pas disa ditësh ke një kundërgoditje, ku Ministria e Industrisë dhe Energjetikës akuzon se privatizimi i CEZ ka qenë i keq, jo mbyllja. Të dyja çështjet u kaluan nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë, e cila për secilin rast mori vendimin që për të dyja rastet nuk shihte vepra penale. Pastaj ka një rihapje që bëhet, për të hetuar si u mbyll marrëveshja, Komisioni Spaho, dhe më pas ngrihet një tjetër çështje për CEZ, nga Komisioni Balla. Dhe u kërkua të hetohen disa persona, unë nuk isha në listën e këtyre personave, por Prokuroria për historikun e gjithë kësaj historie e pa të arsyeshme që unë të jepja dëshminë time. Pretendohet se privatizimi i CEZ u bë nën influenca favorizuese nga disa ndërmjetës. Por historia është krejt ndryshe. Privatizimi i CEZ është tepër i suksesshëm i cilësuar i tillë edhe nga tre institucionet që nga shoqëruar gjatë gjithë procesit.

Qëndrojmë tek dëshmia juaj, dhe më pas ndalemi tek çështja CEZ…


Unë kam një vlerë të veçantë kur dëshmoj për këto fakte. Pasi është një procedurë që ka zgjatur dy vite e gjysmë. DI si është realizuar dhe konkluduar, apo kush kanë qenë aktorët.

Ka të reja në dëshminë tuaj?

Nuk ka të reja, të njëjtat gjëra kam dëshmuar. Tek një hetim nuk mund të kesh paragjykim, të thuash besoj apo jo. Është një proces i iniciuar politikisht.

A është proces politik apo vetëm i iniciuar politikisht?
Është herët për ta thënë këtë.