Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Kërcimit dhe Ushqimit në Universitetin Amerikan të Bullgarisë

 

 

Të rinj nga mbi 40 shtete, përfshirë Shqipërinë, do prezantojnë ushqime dhe kërcime karakteristike të vendlindjes së tyre gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Ushqimit në Universitetin Amerikan të Bullgarisë.

Eventi është  hapur për të gjithë dhe do të zhvillohet të Shtunën më date 17 Shkurtnë orën 18:30 (me orën e Bullgarisë (CET+1), në qendrën Amerikane të studentëve bullgarë, në kampusin AUBG, në Blagoevgrad. Studentët do të gatuajnë, kërcejnë dhe do shijojnë ushqimin së bashku me të ftuarit, do bisedojnë për kulturën e tyre dhe do të argëtohen.

Festivali iShijes është pika kulminante e Javës Ndërkombëtare, i cili organizohet për të njëzetin vit radhazi dhe do zhvillohet më 12 -17 shkurt, 2018 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë. Java Ndërkombëtare tashmë është bërë një traditë për universitetin dhe i dedikohet diversitetit dhe tolerancës.

Në këtë mënyrë, komuniteti i AUBG feston diversitetin dhe i jep mundësinë studentëve nga mbi 40 shtete të përfaqësojnë vendlindjen e tyre. Gjatë Javës Ndërkombëtare, të rinjtë thyejnë stereotipet dhe vërtetojnë që vlerat njerëzore dhe aspiratat janë të vlefshme kudo nëpër botë, pavarësisht nga cili vend vijmë.

Eventi do mbledhë edhe njëherë mbi 200 studentë, mësues dhe të ftuar. Çdo vit, shoqata e nderuar e Phi Beta Delta organizon një program tërheqës i cili u mundëson studentëve dhe komunitetit vendas të familjarizohen me kulturën dhe traditën e të gjitha vendeve të përfaqësuara në universitet.

Si pjesë e programit të argëtimit gjatë Javës Ndërkombëtare do të zhvillohen demonstrime të lojërave dhe zanateve të veçanta të secilit ven, sfida të tilla si ‘Mundohuni të mos qeshni’ (e enjte) dhe ‘AUBG’s Got Talent’ (e Premte) dhe madje leksioni mbi ‘Shokun Kulturor në Punë’ është planifikuar për të përgatitur studentët për të punuar në një mjedis ndërkombëtar.

Universiteti Amerikan në Bullgari (AUBG) ofron arsimim me cilësi të lartë amerikane, mundësuar  tërësisht në anglisht dhe studentët marrin  një diplomë amerikane si dhe një diplomë europiane. Nëpërmjet programit të gjithanshëm dhe fleksibël, AUBG përgatit të rinjtë për karrierën e  së ardhmes, AUBG diplomon renditjen më të lartë botërore të suksesit me 99.8 për qind të punësuar ose të regjistruar brenda disa muajve të diplomimit. Përveç kësaj, AUBG është një udhëheqës i padiskutueshëm i arsimit për vitin e shtatë të radhazi sipas botimit të botimeve të Universitetit bullgar të vitit 2017.

Please follow and like us: