Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Haki Hajdar Blloshmi dhe masakra e Dunicës

 

Lindi më janar 1904 në fshatin Bërzeshtë. Ishte djali i dytë i Hajdarit. Arsimin e tij e filloi në Korçë në vitet e luftës të parë botërore. Ishte i martuar, por pa patur fëmijë. Aty vazhdoi një vit liceun komëtar të Korçës. Në vitin 1918 migroi në SHBA ku vazhdoi një vit liceun anglez të Bostonit dhe dy vite gjimazin ‘Lane’ të Chicagos. Në prill te vitit 1922 punësohet si sekretar i konsullatës shqiptare të Nju Yorkut ku titullar ishte Konstandin Çekrezi. Më pas më 1923 me Abdyl Sulën duke vijuar me Konstandin Tashkon në vitet 1923-1925 mbas pushimit nga puna të Konstandin Tashkos në shkurt të vitit 1925 e deri në caktimin e konsullit të ri George Priftit në konsullatën e re në Boston.

Hakiu ka kryer funksionin e gjerantit të konsullatës. Ai qëndroi në atë detyrë deri në fund të prillit të vitit 1929 ku u pushua për motive politike dhe u zëvendësua nga sekretari i ri Hito Sadiku. Ndërkohë kishte vijuar 3 vite universitetin e Bostonit për filozofi e letërsi.

Mbas vdekjes së papritur të vëllait, nënkolonel Selahudinit, me kërkesën e familjes kthehet në atdhe. Hakiu punësohet si kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme më pas si kryetar komune. Fillimisht shërben si kryetar i komunës në Librazhd. Në 30 shtator të vitit 1939 emërohet si kryetar i komunës në Belsh dhe më vonë në komunën e Gracenit.

Më krijimin e partisë së ‘Ballit Kombëtar’ Hakiu bëhet udhëheqësi i Librazhdit dhe Quksit. Së bashku me Nezir Muzhaqin ai merr pjesë në mbledhjen e Mukjes dhe Tapizës. Në mars të vitit 1944 zhvillohen luftime midis reparteve partizane dhe çetave balliste. Kështu më 7 mars 1944 në fshatin Dunicë të rrethit të Pogradecit, në luftimin e ashpër midis batalionit të IV të brigadës së I S, kapen disa luftëtarë të Hakiut. Më pas i bëjnë thirrje atij të dorëzohet për të falur forcat që kishte. Premtimi qe tipik komunist dhe nuk u mbajt. Mbas kapjes u pushkatuan 27 vetë ku 5 ishin të familjes Blloshmi.

 

 

Dunica e përgjakur

 

Kam vite që përpiqem të mësoj sa më shumë për masakrën komuniste të ndodhur mëngjesin e 7 marsit 1944. Në këtë udhëtim të dytë mësova se ku ka qenë komandanti i çetës Haki Blloshmi. Në këtë fshat malor, në rrugën e Sanakosit është një lagje që thërritet “Lagjia e Agallarëve”. Këtu janë disa shtëpi dhe më të shumtat janë të fisit Agolli. Shtëpia që të bie në sy nga rrënimi është dykatëshe dhe e pabanueshme, me gurë të gdhendur dallohen akoma copat e dërrasave prej dru ahu të latuara që tani pas kaq vitesh shërbenin si ushqim për brejtësit. Kjo shtëpi qëndron me dyer e dritare të shqyera dhe shumë rrallë vjen ndonjë zog në pemët që e rrethojnë. Ka qënë pajisur me të gjitha ambientet e duhura të një shtëpie fshati dhe duket me të vërtetë një shtëpi fisnike. I zoti i shtëpisë quhej Teki Agolli. Këtu ka qënë Hakiu me disa luftëtarë të tjerë natën e 6 marsit duke u gdhirë 7 mars, e cila më pas do ngrysej me masakrimin e 14 burrave luftëtarë me në krye komandant Haki Blloshmin, të cilët kanë qenë të groposur deri në vitin 1994-1995 kur erdhi dita të ngrihen e të varrosen me të gjithan derimet në një parcelë të veçantë në Pogradec. Mbas gremisjes të terrorit komunist që gjakosën gjithë kombin me luftën vëlla-vrasëse. Ndërsa 13 luftëtarët e tjerë i kanë ekzekutuar shumë më sipër lagjes. Personat që kanë kryer ekzekutimin sipas informacioneve kanë qënë Feti Smokthina (mbasi vrau Haki Blloshmin ka grabitur edhe orën e dorës) Misto Treska dhe Tele Baçi, në praninë e shumë fshatarëve të cilët nuk e prisnin këtë gjakderdhje. Sipas burimeve edhe sot ky fshat e kujton me shumë dhimbje këtë gjakderdhje. Pothuaj ajo ditë lexohet lehtë në fytyrat e tyre tronditja nga masakra. Shumë nga këta u larguan kokëulur drejt shtëpive të tyre duke varrosur përjetësisht në zemrat e tyre tmerrin që panë. Gjatë bisedës me ta për tragjendinë, ata fillojnë e tregojnë: “E kam para syve sikur ka ndodhur dje”, tha njëri prej tyre. Nga hidhërimi kapin kokën me dy duar. Fshati Dunicë ka mbetur me një damkë të keqe dhe të pamerituar… Kurrë mos i besoni ato që thuhen për Haki Blloshmin. Por ju që shkruani e dini më mirë se unë se historinë e bëjnë të gjallët. Më vjen mire që ju doni ta zbardhni, të shkruani për brezat e ardhshëm për këtë masakër. Ajo që shkruhet kurrë nuk harrohet…

 

Lista e dytë që nuk ekziston në arkiva të shtetit

  1. Shefqet Hajdar Blloshmi – Bërzeshtë
  2. Skender Blloshmi – Bërzeshtë
  3. Rexhep Leka – Bërzeshtë
  4. Hasan Bishtogu – Bërzeshtë
  5. Sherif Pelivan Xhambazi – Homçan
  6. Sadush Mehmet Elezi – Velçan
  7. Refat Muhedin Manellari – Hosteç
  8. Sabri Tomas Denko – Panarit
  9. Mehmet Çepi – Xhyrë
  10. Selim Çepi – Xhyrë
  11. Sabri Elezi
  12. Elmaz Belba – Qukës
  13. Dervish Mënalla – Kokrevë.

 

 

 

 

Please follow and like us: